Cdo biznes, person fizik, juridik,  shoqeri apo organizate, i mundesohet nepermjet bashkepunimit me Agjencine Shqiptare te Punesimit te perfitoje punonjes te mirekualifikuar sipas nevojes se tyre specifike.

Procesi i ndërmjetësimi me subjektet private kalon në etapat e poshtëshënuara:

  • Nënshkrim kontrate ndërmjetësimi midis kompanise dhe ASHP per ofrimin e punekerkuesit te trajnuar prane ASHP ose porosine qe kompania i ben ASHP per te trajnuar punekerkuesin sipas kerkeses se saj per pozicionin dhe profesionin e kerkuar, analizimi i aseteve të burimeve njerëzore sipas të dhënave të kursanteve të regjistruar qe kane mbaruar kurset dhe jane certifikuar pranë ASHP-së.
  • Në rastet kur nuk disponojmë rekrut të përshtatshëm për pozicionin vakant të kërkuar nga kompania, zhvillojmë politikat tona te gjetjes dhe trajnimit te tyre sipas kerkesave specifike te kompanive.
  • Seleksionim, konform standardeve dhe kërkesave të kompanisë.
  • Rekomandim nga ASHP për pretendentin e përshtatshëm (kualifikuar) për pozicionin e kërkuar nga kompania.

Të gjitha këto me profesionalizëm dhe seriozitet të pashoq, në rrugëtimin tonë, përmes meritës dhe konkurencës, së bashku do të shkojmë përpara!

 

 

ashp2017PUNEDHENES