Si te behesh pjese e ASHP?

ASHP (Agjencia Shqiptare e Punësimit –Albanian Employment Agency sh.p.k.) themeluar dhe regjistruar më datë 10.02.2012 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Shqipëri (QKR) me Nr. NIPT L21410066G, dhe licensuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit (QKL) datë 07.03.2012 me Nr. Licence LN-4652-02-2012.

 

Ne menyre qe te perfitoni nga trajnimet dhe kurset qe ofron ASHP, gjithashtu nga ofertat e punesimit dhe ndermjetesimit qe ASHP ofron ju duhet te ndiqni keto hapa baze te nevojshme:

 

  1. Duhet te rregjistrohen prane ASHP ne trajnimet apo kurset qe zhvillohen prane nesh.
  2. Rregjistrimi behet prane zyrave te ASHP ne qender dhe ne rrethe.
  3. Duhet te kene me vete nje foto dokumenti tuajen dhe fotokopjen e pashaportes ose  te kartes se identitetit ne momentin e rregjistrimit.
  4. Kryen proceduren e rregjistrimit ne kurs apo trajnim dhe  konsiderohet i rregjistruar prane ASHP si punekerkues brenda ose jashte vendit.
  5. Pasi ka kaluar fazen e pare te trajnimit apo kursit dhe certifikimit prane nesh si dhe kadegorizimin e punekerkuesit per pozicionin e punes qe kerkon te kryeje duhet ti nenshtrohet fazes se dyte asaj te nenshkrimit te kontrates se punes brenda apo jashte vendit kur ASHP pas negociatash me kompani te ndryshme  ka realizuar mundesine e punesimit ne keto kompani.
  6. Vetem me CV aplikimi online nuk mund te konsideroheni si permbylles te procesit te rregjistrimit prane ASHP si punekerkues brenda ose jashte vendit.

Kategorite ku mund te rregjistroheni si punekerkues brenda vendit:      

Ekonomik:Arkëtar, as. ekonomist, ekonomist, as.financier, financier, shef finance, drejtor finance etj.
Arkitekturë: Arkitekt, specialistë ndërtimi, inxhinier ndertimi, supervizor etj.
Marketing: Agjent marketingu, menaxher marketingu, marketier, promocion etj.
Hoteleri – Turizëm: Kamarier, banakier, kuzhinier, shef kuzhine recepsionist etj.
Arsim: Mësues i gjuhëve të huaja, specialist programesh kompjuterike etj.
Inxhinieri: Inxhiner mekanik, inxhinier elektrike etj.
Mjekesi: Doktor, infermir, as. doktor etj.
Menaxhim: Menaxhere – Menaxher marketingu, menaxher terreni, menaxher ndërmarje etj.
Telemarketing: Call Center, Etj.

Kategorite ku mund te rregjistroheni si punekerkues jashte  vendit jane:       

Ndërtim: Inxhinier, Arkitekt, Teknik Ndërtimi, Mbikqyrës, Murator, Bojaxhi, Hekurkthyes, Ndihmës të tyre etj.
Bujqesi: Agronom ,Bujk, Blektorë, Punëtorë për mbledhje agrumesh etj.
Turizëm: Kamarier, Banakier, Kuzhinier, Recepsionist, Hostes, Menaxher etj.
Mjekësi:  Mjek, Infermier etj.

ashp2017PUNEKERKUES