Privatesia

POLITIKAT E PRIVATESISE

Agjencia Shqiptare e Punësimit (më poshtë do të quhet ‘ASHP’ ose ‘ne’) ndërmjetëson në tregun e punës si brenda dhe jashtë vendit, e cila eshte e regjistruar ne perputhje me të gjitha rregullat ligjore të implementuara nga qeveria shqiptare.
Ne krijojmë lidhjet mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, sipas kërkesave të secilës pale.
Pranë Agjencisë Shqiptare të Punësimit janë regjistruar një numër i konsiderueshëm punëkërkuesish në profesione të ndryshme, te cilët mund t’i vëmë ne dispozicionin e kompanive me te cilat kemi marrveshje bashkepunimi, ne perputhje me te gjitha ligjet ne fuqi. Keta punonjes filtrohen nga Agjencia jone me qellimin per t’ua mundesuar bizneseve dhe kompanive, punonjes sa me te kualifikuar qe i permbushin kriteret e tyre.
Ata/o te cilet nuk kane eksperience pune te mjaftueshme do ju ofrohen kurse trajnimi ne bashkepunim me Qendren e Formimit professional te ASHP-se
ASHP e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’,Njëkohësisht, ASHP është i ndërgjegjshëm që klientët e tij kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj Rregullorje është për t’ju informuar se si ASHP administron të dhënat tuaja personale.

1. ÇFARË TË DHËNASH PËRPUNON ASHP?

Të Dhëna Personale. ASHP përpunon te dhenat personale të punekerkuesve dhe kursanteve te rregjistruar prane ASHP që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, adresë emaili dhe çfarëdo lloj të dhëne tjetër kontakti.

2. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE DHE PËRHAPJA E TYRE

ASHP mbledh të dhëna nga aplikantet te cilet kerkojne te punesohen i perpunon ato dhe ua dergon kompanive per punesimin ketyre aplikanteve me pelqimin dhe dakortesine e aplikanteve.
• Të dhënat personale që ASHP mbledh nga klientët e saj, përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
• Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme
• Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga ASHP.
• Të gjithë metodat e mbledhjes së të dhënave personale, (si psh. formularët e aplikimit të klientëve) do të kenë bashkëngjitur informacion të plotë sqarues mbi qëllimin e mbledhjes, qoftë edhe nëse ai është dytësor dhe jo lehtësisht i kuptueshëm nga ana juaj .
• Ruajtja e të dhënave
• Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa ç është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre.
• Afatet e ruajtjes sëtë dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.

Përhapja e të dhënave personale te të tretët
Përhapja e të dhënave personale te të tretët do të bëhet vetëm nëse këto palë janë punedhenes apo në shërbim të ASHP dhe veprojnë në përputhje me udhëzimet tona .ASHP nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë. Nëse ju i keni dhëne pëlqimin tuaj një pale të tretë, me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga ASHP, atëherë ASHP nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave. Gjithashtu, ASHP është i detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhërit të gjykatës kompetente, ti përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, për shembull në rast të një hetimi penal.

3. AKSESI TE INFORMACIONI JUAJ

Në zbatim të Ligjit Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, ju keni të drejtën të kërkoni informacion mbi të dhënat tuaja personale që përpunohen nga Vodafone dhe ne do t’ju përgjigjemi brenda një afati 30 ditor. Kërkesa nevojitet të dërgohet me shkrim në adresën:
Oficeri i Privatësisë
Agjencia Shqiptare e Punesimit. Rr. Kavajës-4 ,Nr 80, afer kryqezimit (“21 Dhjetori”),
Perballe Poliklinikës Nr 9, mbrapa Pasticerise Turke ngjitur me Njesine Bashkiake Nr 7.
Tirana Albania

Lutemi që, bashkëngjitur kërkesës, të citoni emrin tuaj, adresën dhe numrin e celularit. ASHP do të marrë të gjithë masat e nevojshme për të identifkuar identitetin tuaj para se të lëshojmë një kopje të informacionit.

4 . KORRIGJIMI DHE FSHIRJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Për t’u informuar mbi korrigjiimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave tuaja personale, ju mund të telefononi në numrin e ASHP]. Për të korrigjuar/fshirë të dhënat tuaja personale lutemi të na kontaktoni me shkrim në adresën:
Oficeri i Privatësisë
Agjencia Shqiptare e Punesimit. Rr. Kavajës-4 ,Nr 80, afer kryqezimit (“21 Dhjetori”),
Perballe Poliklinikës Nr 9, mbrapa Pasticerise Turke ngjitur me Njesine Bashkiake Nr 7.
Tirana Albania

ASHP, në zbatim të Ligjit Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ mbart detyrimin ligjor që në përgjigje të kërkesës tuaj, brenda një afati 30 ditor, të marrë masa për korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave personale. Në disa raste mund jetë e nevojshme që kërkesës me shkrim t’i bashkëngjitet një kopje e një dokumenti të vlefshëm identifikimi.

5. MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE

ASHP, i ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, ASHP kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Sidoqoftë, siti i internetit të ASHP mund të ketë link te ndonjë sit tjetër interneti. ASHP nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre siteve dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat përkatëse të privatësisë për këto site. Kushtet e këtyre siteve mund të ndryshojnë nga ato të ASHP.

6. PYETJE DHE VËREJTJE: NA KONTAKTONI

Me anë të shpjegimit të mësipërm, ASHP shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj në funksion të shërbimeve të ofruara nga ASHP. Si një shoqëri ne sherbim te qytetareve, ASHP do t’u paraprijë shërbimeve të reja, por gjithmonë aktiv dhe i përgjegjshëm në lidhje me shqetësimet e mundshme rreth mbrojtjes së të dhënave tuaja personale. Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Oficeri i Privatësisë
Agjencia Shqiptare e Punesimit. Rr. Kavajës-4 ,Nr 80, afer kryqezimit (“21 Dhjetori”),
Perballe Poliklinikës Nr 9, mbrapa Pasticerise Turke ngjitur me Njesine Bashkiake Nr 7.
Tirana Albania

7. TË TJERA

Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme që aplikon ASHP për klientët e saj.
ASHP rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

ashp2017Privatesia