Rreth ASHP

Agjencia Shqiptare e Punësimit (Albanian Employment Agency)
është themeluar në 10.02.2012 me NIPT: L21410066G.

0000
Të punësuar brenda dhe jashtë vendit
0000
Kanë mbaruar kursin profesional
0000
Trajnime me kredite për punonjësit e Arsimit
0
Vite eksperience në fushën e Trajnimit & Punësimit.

Përshkrim i përgjithshëm

Agjencia Shqiptare e Punësimit u themelua në 10.02.2012 me NIPT: L21410066G.

Fusha e veprimarisë ASHP ka qenë dhe është Ndërmjetësimi në Tregun e Punës brenda dhe jashtë vendit, si dhe Trajnimi Profesional.

Qëllimi ynë është t’u sigurojmë bizneseve dhe kompanive njerëz me etikë dhe të mirë-kualifikuar.

Në vitin 2012 u liçensuam me nr. liçense LN-4652-02-2012 si Agjenci Ndërmjetësimi në tregun e punës, gjithashtu në vitin 2012 u liçensuam me nr. liçense LN-4652-02-2012 si Qendër e Trajnimit Profesional.

Në vitin 2016 ne kemi rritur gamën tonë të Trajnimit Profesional me kurse dhe teste në fushën e Ndërtimit dhe Kulinarisë, Parukerisë-Estetikës dhe Bujqësisë me Vendimin Nr. 11467 dt 22.12.2016.

Si një Agjensi Shqiptare e Punësimit, në këtë periudhë 9-vjeçare kemi punësuar një numër të konsiderueshëm të punëkërkuesve falë ndërmjetësimit tonë, duke gjetur kompani si brenda dhe jashtë vendit nën moton Konkurrencë-Meritë.

Në Gjermani, kemi ndërmjetësuar në punësimin legal duke siguruar kontrata pune për mbi 250 punëkërkues të aftë, ku si Agjenci jemi të angazhuar në gjetjen e kontratave të punës, si një hap i domosdoshëm që punëkërkuesit të pajisen me viza pune dhe punësohen nga këto kompani.

Në fushën e Trajnimit Profesional, ne ofrojmë teste për profesionistë që e dinë mirë punën e tyre dhe kërkojnë vetëm testime, ku për këtë grup të synuar ASHP vë në dispozicion stafin e tij të kualifikuar. Pra, për këtë qëllim, personi që dëshiron të testohet fillimisht deklaron se e njeh profesionin dhe më pas regjistrohet për testim. Në rast se nuk e kalojnë testin ditën e parë, personit i jepet mundësia edhe 2 herë të hyjë në provë. Nëse ata nuk e kalojnë testin edhe pas herës së tretë, personi nuk çertifikohet por i jepet mundësia të ndjekë një kurs profesional në Qendrën tonë.

Në total, si ASHP, ne kemi testuar dhe çertifikuar rreth 1600 persona, ndërsa në fushën e Arsimit kemi trajnuar mësues të shkollës fillore dhe të mesme me trajnim 1 deri në 2 javë, ku kemi testuar dhe çertifikuar rreth 3800 mësues në të gjithë Shqipërinë.

Si Qendër, ne ofrojmë kurse dhe trajnime për 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj dhe 9 muaj ku 1600 persona janë çertifikuar.

Duke përfituar nga ky angazhim i stafit të Agjencisë Shqiptare të Punësimit, kemi arritur që shumë kompani shqiptare dhe të huaja të na besojnë dhe të drejtojnë njerëzit për testime dhe kurse, në mënyrë që këto kompani të sigurohen për të punësuar staf të kualifikuar.

Qëndroni në kontakt me Agjencinë

Ju mirëpresim të na kontaktoni për më shumë informacion
në lidhje me produktet ose shërbimet tona.

Na ndiqni